Ighalo jep lajmin e shumëpritur për tifozët e Man Utd

Odion Ighalo ka lënë të kuptohet se ai do të kërkojë të përfundojë një lëvizje të përhershme te Manchester United, me nigerianin duke deklaruar qëllimin e tij për të kaluar "më shumë kohë me ekipin".

Sport

06/04/2020 14:12

Një marrëveshje afatshkurtër u vendos për ish-sulmuesin e Watford gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai u ble nga Djajtë e Kuq në ditën e fundit të afatit, me Shanghai Shenhua që e lejoi atë të kthehej në Angli, transmeton lajmi.net.

Ai i tha faqes zyrtare të United: “Duke parë klubin nga jashtë, nuk e di sa i madhe është. Por kur jeni brenda e dini sa i madh është klubi”.

“Jam frymëzuar nga mënyra e strukturimit të klubit, jam frymëzuar nga drejtimi i klubit, jam i frymëzuar nga zhvillimi i lojtarëve të rinj dhe nga mënyra se si ata po vijnë nga grupet kryesore në ekipin e parë”.

“Jam frymëzuar nga shumë gjëra në United, jam vërtet i frymëzuar dhe mezi pres të kaloj më shumë kohë me ekipin”. /Lajmi.net/