Identifikohet trupi i pajetë që u gjet i varrosur në Lipjan, ishte raportuar i zhdukur
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një trup i pajetë është gjetur i groposur në fshatin Baicë të Lipjanit. Mediat lokale raportojnë se trupi është i Enver Bajraktarit, i cili u raportua i zhdukur ditën e dielë. Derisa rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila…

Lajme
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një trup i pajetë është gjetur i groposur në fshatin Baicë të Lipjanit.
Mediat lokale raportojnë se trupi është i Enver Bajraktarit, i cili u raportua i zhdukur ditën e dielë.
Derisa rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti po hetohet si vrasje e rëndë.
“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale. Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, tha Ahmeti.