Icardi mungon për katër javë, humb kualifikueset me Argjentinën

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi do jetë jashtë fushës për tre apo katër javë pas lëndimit që pësoi në fitoren ndaj Brest.

Sport

23/08/2021 17:50

Klubi francezi në komunikatë zyrtare tregoi disa detajet për lëndimin e pësuar, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, 28-vjeçari nuk do jetë pjesë e Argjentinës për kualifikueset e “Katar 2022”, kundër Venezuelës, Brazilit dhe Bolivisë.

Icardi shënoi dy gola në dy ndeshje të zhvilluara dhe u mendua se ky edicion do ishte ndoshta më i miri.

Sidoqoftë, argjentinasi tani do jetë për disa javë fushës./Lajmi.net/