Ibrahimovic fle në miliona
Revista World Soccer ka publikuar renditjen e futbollistëve më të paguar në botë. Dhe, në krye të saj nuk gjendet as Cristiano Ronaldo, as Lionel Messi. Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic është futbollisti më i paguar në botë me 14.67 milionë euro në stinor. Ylli suedez përcillet nga Ronaldo i Real Madridit me 14.40…

Sport
Revista World Soccer ka publikuar renditjen e futbollistëve më të paguar në botë.
Dhe, në krye të saj nuk gjendet as Cristiano Ronaldo, as Lionel Messi.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic është futbollisti më i paguar në botë me 14.67 milionë euro në stinor.
Ylli suedez përcillet nga Ronaldo i Real Madridit me 14.40 milionë euro, kurse në podium gjendet edhe sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao me 14.15 milionë euro.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është aktualisht i pesti me 10.70 milionë euro në stinor por pritet të bëhet më i paguri me kontratën e re me gjigantin katalan.
1. Zlatan Ibrahimovic – 14.67 milionë euro
2. Cristiano Ronaldo – 14.40
3. Radamel Falcao – 14.15
4. Thiago Silva – 12.15
5. Leo Messi – 10.70
6. Gareth Bale – 9.46
7. Xavi Hernández – 8.07
8. Andres Iniesta – 8.07