Ibra mungon katër javë
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic do të mungojë për katër javë për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Bastias.

Sport
Lajm i keq u konfirmua. Paris Saint-Germain do të jetë pa sulmuesin Zlatan Ibrahimovic për një periudhë të konsiderueshme.
E përditshmja franceze ‘Le Parisien’ ka bërë të ditur se qendërsulmuesi suedez do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për së paku një muaj, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Bastias në fundjavë. Katër javë, ndoshta edhe më shumë pa Ibrahimovicin.
Trajneri Laurent Blanc ka marrë goditjen e parë të rëndë në edicionin e ri. Në mungesë të tij barra e sulmit të PSG-s do të bie mbi uruguaianin Edinson Cavani.