Aprovohet kërkesa e Ballkanit – shtyhet ndeshja ndaj Malishevës
Është shtyer ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Malishevës, e vlefshme për xhiron e parë të BTK Superligës në futboll. Lajmin e konfirmoi vetë FFK, përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Kjo ndeshje u parapa të luhej të dielën, saktësisht më datën 14 gusht, transmeton lajmi.net. Përballja u shtye pas kërkesës së Ballkanit të cilët janë të…

Sport
Është shtyer ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Malishevës, e vlefshme për xhiron e parë të BTK Superligës në futboll.
Lajmin e konfirmoi vetë FFK, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Kjo ndeshje u parapa të luhej të dielën, saktësisht më datën 14 gusht, transmeton lajmi.net.
Përballja u shtye pas kërkesës së Ballkanit të cilët janë të angazhuar në ndeshje evropiane.
Aktualisht janë në turin e tretë të kualifikimeve për në fazë të grupeve të Conference League. /Lajmi.net/