“Ia thashë edhe Trëndafilovës” – Avokati i Popullit thotë se Gjykata Speciale nuk është transparente
Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj ka kritikuar për mungesë të transparencës Gjykatën Speciale në Hagë. “Ia thashë edhe Trëndafilovës para dy ditësh. Konstatimin tim se Gjykata Speciale nuk është transparente me publikun e mori sikurse unë po i them se nuk po publikohen informata në ueb-faqe. Por, ajo nuk është qasje transparente, qasje…

Lajme
Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj ka kritikuar për mungesë të transparencës Gjykatën Speciale në Hagë.
“Ia thashë edhe Trëndafilovës para dy ditësh. Konstatimin tim se Gjykata Speciale nuk është transparente me publikun e mori sikurse unë po i them se nuk po publikohen informata në ueb-faqe. Por, ajo nuk është qasje transparente, qasje transparente është kur ti jep sqarime për situata që janë shqetësime të ngritura nga publiku”, tha ai.
Qelaj në intervistën e tij të dhënë për Kallxo Përnime ka treguar se ka ngritur shqetësimet me kohëzgjatjen prej 5 viteve paraburgim për krerët e UÇK-së.
Kritika pati edhe për Avokatin e Popullit që vepron brenda Gjykatës Speciale.
“Nuk ka praktikë në botë që Avokati i Popullit funksionon nën ombrellën e gjykatës, nuk mund të thirret ky avokat në parimin e paanshëmrisë dhe epërsisë së të drejtave të njeriut”- tha Qelaj.
Tutje, ai ka treguar se Avokati i Popullit që vepron në Gjykatën Speciale e ka njoftuar për çështjet të cilat dëshiron t’i diskutojë, dhe se çdo pyetje që i ka bërë, ai është thirrur në konfidencialite, e që kjo, Qelaj thotë se parim i Avokatit të Popullit vetëm më raste që i raporton, por jo me rastet e tjera.