“I thashë s’ka kafe në këtë orë, ai donte patjetër dhe këtu nisi debati”, kamarieri tregon se si ndodhi ngjarja ku u vranë dy persona në Durrës
Një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur mëngjesin sotëm ( 22 tetor) në Manëz të Durrësit, pranë një karburanti. Sipas informacionit paraprak të Policisë, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti 23 vjeç, dhe Flori Paluçi 33 vjeç, të dy…

Lajme
Një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur mëngjesin sotëm ( 22 tetor) në Manëz të Durrësit, pranë një karburanti.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti 23 vjeç, dhe Flori Paluçi 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 33 vjeçari Paluçi është vrarë nga shtetasi D. P., 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz, ndërsa Aranit Kurti dyshohet se është qëlluar për vdekje nga Flori Paluçi gjatë konfliktit.
Se si ka ndodhur konflikti ka treguar kamarieri që ishte në këtë lokal. Ai tha se konflikti nisi pas kërkesës për kafe.
“Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë.
Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”, tregon kamerieri./TCh/