I sulmoi fizikisht dy gra në Prishtinë, Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për sulm dhe dëmtim apo asgjësim të pasurisë. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 13:00 është raportuar për një rast sulmi, të ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të…

Lajme

24/04/2024 20:19

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për sulm dhe dëmtim apo asgjësim të pasurisë.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 13:00 është raportuar për një rast sulmi, të ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuari ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura.

“Ndërmarrja e   veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative  të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit. I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar. Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm’ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.