I siguroi Juventusit tre pikë, flet heroi Ronaldo
Cristiano Ronaldo ishte i kënaqur me mënyrën se si Juventus vazhdoi presionin me një fitore të vështirë 2-1 kundër Genoas të mërkurën.
Sport
Të dy ekipet përfunduan ndeshjen me 10 lojtarë dhe dukej sikur ata do të ndanin një pikë.
Por në skenë doli fituesi i pesëfishtë i ‘Topit të Artë’ i cili fitoi një penallti dhe më pas e gjuajti vet për rezultatin 2-1, duke rikthyen ekipin e tij në krye, përcjell lajmi.net.
“Jam shumë i lumtur”, tha Ronaldo për Sky Sport Italia.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një ekipi të organizuar por ne jemi Juventus, motoja është që të luftojmë deri në fund”.
“Jemi shumë të lumtur me tre pikët. Ne krijuam shumë dhe e merituam atë”.
“Interi përpara në tabelë ishte një stimul shtesë”, përfundoi portugezi. /Lajmi.net/