I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjeku jep detaje për gjendjen e tij
Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë. Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si shkak i plagosjes nga arma e zjarrit, teksa drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, për Klan Kosovën, ka thënë se “në minutën e fundit arritëm të ia shpëtojmë jetën”. “Nga plagosja, viktima ka…
Lajme
Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si shkak i plagosjes nga arma e zjarrit, teksa drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, për Klan Kosovën, ka thënë se “në minutën e fundit arritëm të ia shpëtojmë jetën”.
“Nga plagosja, viktima ka pësuar shok hemorragjik, ku ka humbur edhe sasi të madhe të gjakut. Viktima është plagosur në anën e majtë të torkasit, ku kirurgu dhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci dhe Bedri Osmani bashkë me ekipin kujdestar e kanë kryer intervenimin dhe kemi arritur ta shpëtojmë dhe stabilizojmë”, tha Kolgeci.
Më tej, Kolgeci tha se i plagosuri, pas operimit është dërguar për trajtim të mëtejmë në Klinkën e Anestezionit me Mjekim Intensiv.