I ngrohtë apo i ftohtë? Cila është temperatura e duhur për dush
Sipas studimeve, një dush i ftohtë ka aftësinë të dërgojë një sasi të madhe të impulseve elektrike në tru dhe stimulon lëshimin e “hormoneve të lumtura” ose endorfinave.
Lifestyle
Dushi me ujë të ftohtë ka një ndikim të madh në lëkurën tuaj duke sjellë mjaft efekte pozitive, shkruan lajmi.net. Ja disa prej tyre:
1. Parandalon sëmundjet e lëkurës që lidhen me stresin
Sipas studimeve, një dush i ftohtë ka aftësinë të dërgojë një sasi të madhe të impulseve elektrike në tru dhe stimulon lëshimin e “hormoneve të lumtura” ose endorfinave.
Kur këto kimikate lëshohen nga trupi, nivelet e stresit tuaj bien dhe do të jeni më pak të prirur për të përjetuar një numër problemesh të lëkurës si puçrrat, psoriazën dhe dermatitin.
2. I bën poret më të vogla
Uji i ftohtë do të bëjë që poret tuaja të minimizohen. Një dush me ujë të ftohtë ju ndihmon që t’i jepni gjallëri fytyrës dhe rrit shkëlqimin në lëkurën tuaj.
3. I jep lëkurës tuaj shkëlqim
Dushet e ftohta ndihmojnë për të rritur qarkullimin e gjakut. Lajmi i mirë në këtë rast është që nuk keni pse të qëndroni për një kohë të gjatë në ujë të ftohtë për ta bërë lëkurën tuaj më të ndritshme.
Dushi në ujë të vakët është i mjaftueshëm për ta ushqyer lëkurën tuaj.
4. Parandalon plakjen e lëkurës
Uji i ftohtë aktivizon sistemin tuaj nervor dhe trupi juaj liron hormonet dhe kimikatet e trurit që luftojnë stresin. Studimet tregojnë që stresi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në plakjen e lëkurës dhe ndikon negativisht në trupin tuaj. /Lajmi.net/