I ndërpritet paraburgimi kryetarit të Kllokotit, i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit Bozhidar Dejanoviq, kryetar i Komunës së Kllokotit

Lajme

23/04/2021 14:07

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 08.04.2021, është ndryshuar. Të pandehurit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe ndaj tij,  është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të zgjas deri më 23.05.2021.

“B.D. që është kryetar i Komunës së Kllokotit, po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale,  se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”  nga neni 210  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit, pasi shqyrtoj të gjitha rrethanat, vlerësoi se edhe me caktimin e masës së arrestit shtëpiak mund të arrihet qëllimi i  kërkuar me ligj./Lajmi.net/