I mituri kapet duke vjedhur cigare në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur është arrestuar mbrëmë.

Lajme

08/04/2018 10:19

Ai ishte zënë duke vjedhur cigare të llojeve të ndryshme.

“Është arrestuar nga Policia, i dyshuari mashkull K/Shqiptar (i mitur) pasi që i njëjti nga një lokal pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar kishte vjedhur cigare të llojeve të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Lajmi.net/