I madhi Januzaj

Legjenda e Manchester Unitedit, Lou Macari lavdëroi paraqitjen e Adnan Januzajt kundër Chelseas në Stamford Bridge të dielën. Në një ballafaqim që nuk do të jetojë gjatë në kujtimin e kampionit të Premierligës për shkak të humbjes 3:1, Januzaj edhe njëherë tjetër dëshmoi se është në gjendje të ndeshet me disa prej mbrojtësve më të…

Sport

20/01/2014 11:10

Legjenda e Manchester Unitedit, Lou Macari lavdëroi paraqitjen e Adnan Januzajt kundër Chelseas në Stamford Bridge të dielën.

Në një ballafaqim që nuk do të jetojë gjatë në kujtimin e kampionit të Premierligës për shkak të humbjes 3:1, Januzaj edhe njëherë tjetër dëshmoi se është në gjendje të ndeshet me disa prej mbrojtësve më të mirë në ligë.

Numri 44 i Unitedit paraqiti kërcënim të vazhdueshëm gjatë pjesës së parë duke luajtur me vetëbesim dhe krijoi telashe të mëdha për mbrojtjen e Chelseas.

Paraqitja e tij ka impresionuar analistin e MUTV, Macari. “Shikojeni Januzajn dhe përshtypjet që ka lënë”, deklaroi skocezi.

“Ai e pranon topin dhe vrapon drejt mbrojtësve duke u ballafaquar me ta. Nganjëherë ai e humb topin, por nuk ka rëndësi, ai veçohet nga të tjerët”.

Januzaj nuk u ndal as nga Luiz

Januzaj nuk është i pazakonshëm për lëvdata, pas një numri të madh paraqitjesh mbresëlënëse por Macari mendon se përballja e së dielës në Bridge ishte vërtetë e veçantë dhe konfirmoi aftësitë e kosovarit kundër një skuadre me përvojë si Chelsea.

“Ishte një test i madh për të dhe mendoj se e kaloj me rezultat të shkëlqyeshëm. Ai nuk shënoi dhe ishte pjesë e skuadrës humbëse, por mendoj se bëri gjëra në ndeshje që nuk ishin lëvizje të një 18-vjeçari, por veprime të një futbollisti me përvojë. Mendoj se kishte shkëlqim të vërtetë kundër Chelseas dhe David Moyes e di se mund ta angazhojë atë në ndeshje të mëdha në të ardhmen me besim të madh”, përfundoi Macari.