Ajo po ashtu bën me dije se ka ndërprerë punët me të gjithë bashkëpunëtorët e saj.
Postimi i plotë i Kabashit (pa ndërhyrje):
“Më keni pyetur shumë përse Ana nuk ka kënduar verës, përse Ana nuk ka sjell projekte këtë vetë, përse është larguar një projekt nga YouTube? Edhe nëpër intervista nuk kam qenë, të gjitha i kam anuluar.
Nuk jam përgjigjur e as nuk kam reaguar deri më tani. Të gjithë bashkëpunëtorët që i kam pasur i kam ndërprerë punët me ta sepse çdo gjë e ka një limit. Çdo person që vjen në tavolinë mundohet me të tregu si me u duk, si me këndu, si me fol, çfarë zhanri me kap etj etj pa i pyet askush.
E vërteta është që kam vendosur me dëgju veten edhe shpirtin tim, me dëgju zemrën time edhe ndjenjat e mia për muzikën që dua me sjell.
Në shtëpinë e Big Brother askush prej juve nuk ka qenë brenda kur e kam krijuar ‘Je e vetmja dashuri’ edhe kam me vazhdu me kriju se nuk shtjerrna.
Projekte kam në studio plot edhe pse nuk i kam publikuar po shumë shpejt kanë me ardh edhe ato.
Më e rëndësishmja prej krejt kësaj është që bash këtë kohë që ka qenë shumë e vështirë për mua ama larg rrjeteve sociale, jam mësuar me e dasht veten shumë më shumë edhe me e dëgju veten e askënd tjetër.
Kam marrë shumë kohë për veten time, pa u stresuar, a kam një datë më pak ose më shumë, pa menduar o ta zë verën se po më ik ndonjë datë.
Nganjëherë është mirë me marrë një hap mbrapa. Kaos në të gjitha anët, pa shpirt, pa ndjenjë, pa lezet…ashtu nuk e dua muzikën.
Muzikën e kam filluar me një rock band prej zeros edhe do të vazhdojë të jem e vërtetë.
Ose e bëj muzikën për qejf të shpirtit tim edhe e sjelli me ndjenjën time te ju, ose e lë krejt edhe rob i askujt nuk bëhem.
Talentin, zërin më ka fal i madhi Zot edhe veç rob i tij do të jem gjithë jetën”.