Dua Lipa reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa, ka reaguar në Instagram pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në Instagram, ajo ka publikuar flamurin e UÇK-së, bashkë me mesazhin: “Liria ka emër”, si dhe të dhëna që i referohen…
ShowBiz
Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa, ka reaguar në Instagram pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në Instagram, ajo ka publikuar flamurin e UÇK-së, bashkë me mesazhin: “Liria ka emër”, si dhe të dhëna që i referohen viktimave të luftës në Kosovë, përfshirë të vrarët, të masakruarit dhe personat e dëbuar nga Kosova gjatë vitit 1999.
Në aktgjykimin e shkallës së parë, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Në dënime u llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim, prej gati gjashtë vjetësh.
Të katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte.
Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij mund të ushtrohet ankesë.

