“I hidhur lajmi”, të vrarin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar rreth rastit të vrasjes që ndodhi në Klinë ku Faruk Isufi dyshohet se u privua nga jeta nga vëllai i tij. Haradinaj në Facebook shkruan Se Farukun e kishte bashkëluftëtar si dhe i njëjti ishte edhe aktivist i hershëm i AAK-së. “I hidhur lajmi…

Lajme

21/03/2026 20:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar rreth rastit të vrasjes që ndodhi në Klinë ku Faruk Isufi dyshohet se u privua nga jeta nga vëllai i tij.

Haradinaj në Facebook shkruan Se Farukun e kishte bashkëluftëtar si dhe i njëjti ishte edhe aktivist i hershëm i AAK-së.

“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta. Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër”.

“Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë. Faruku u prehtë në paqe”, shkruan ai.