I dyshuari për vrasjen e 40-vjeçares në Itali është nga Suhareka, njihet si tip problematik, një vëlla e ka polic në Kosovë

Bujar Fandaj nga Suhareka është i dyshuari për vrasjen e një gruaje 40-vjeçare shtatzënë, në shtëpinë e saj në Spineda di Riese Pio, afër Torinos në Itali. Sipas mediave në Itali, viktima ka marrë të paktën shtatë goditje me thikë nga i dyshuari. “Bujar Fandaj, shtetas kosovar, u hodh mbi gruan dhe fillimisht e goditi…

Lajme

19/12/2023 21:18

Bujar Fandaj nga Suhareka është i dyshuari për vrasjen e një gruaje 40-vjeçare shtatzënë, në shtëpinë e saj në Spineda di Riese Pio, afër Torinos në Itali.

Sipas mediave në Itali, viktima ka marrë të paktën shtatë goditje me thikë nga i dyshuari.

“Bujar Fandaj, shtetas kosovar, u hodh mbi gruan dhe fillimisht e goditi me grushte në fytyrë dhe më pas e goditi të paktën shtatë herë me thikë. Sulmi ka qenë i shpejtë rrufe dhe goditjet me thikë ishin të drejtuara në gjoks. Më pas sulmuesi e la atë në një pellg gjaku në hyrje dhe iku”, shkruan portali Treviso Today, transmeton lajmi.net.

Lajmi.net ka mësuar se Fandaj është nga rrethina e Suharekës dhe njihet si tip problematik në Itali.

Ai e ka një vëlla polic në Policinë e Kosovës.

Po ashtu merret vesh se të njëjtit para 10 vitesh i ka kryer vëllau tjetër vetëvrasje.

Fandaj mbetet ende në arrati dhe është duke u kërkuar nga autoritetet italiane.

Pas vrasjes, Fandajdyshohet se ka ikur me një furgon në pronësi të biznesit të familjes Scapinello.

Zëvendësprokurori Michele Permunian mund ta akuzojë atë për vrasje me dashje, me rrethanë rënduese se i ka marrë jetën një gruaje shtatzënë.

Kryetari i bashkisë së Riese Pio X, Matteo Guidolin, ishte gjithashtu në vendngjarje pasdite.

“Ne të gjithë jemi në shok dhe personalisht jam i shokuar. Ajo që duhet të jetë periudha më e bukur e vitit është kthyer në një makth për komunitetin por mbi të gjitha për dy familjet. Në këtë moment shpreh afërsinë time dhe të gjithë vendit me familjen e viktimës. Dhe një mendim i veçantë shkon për djalin e vogël që humbi nënën e tij në rrethana kaq tragjike”.