I dehuri “tërbohet” ndaj fqinjit, shkon me sëpatë te shtëpia e tij, ia dëmton derën – arrestohet nga policia
Një person është arrestuar pas një incidenti që ka ndodhur në fshatin Velji Breg, në komunën e Zubin Potok. Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, rasti është raportuar më 13 mars 2026 rreth orës 01:50, kur një ankues mashkull kosovar ka njoftuar policinë se fqinji i tij, i dyshuar mashkull kosovar dhe nën ndikim të…
Lajme
Një person është arrestuar pas një incidenti që ka ndodhur në fshatin Velji Breg, në komunën e Zubin Potok.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, rasti është raportuar më 13 mars 2026 rreth orës 01:50, kur një ankues mashkull kosovar ka njoftuar policinë se fqinji i tij, i dyshuar mashkull kosovar dhe nën ndikim të alkoolit, kishte shkuar te shtëpia e tij, transmeton lajmi.net.
Sipas ankuesit, i dyshuari e ka kanosur me sëpatë dhe më pas i ka dëmtuar derën hyrëse të shtëpisë.
Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
KANOSJE & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË
Velji Breg, Zubin Potok 13.03.2026-01:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij i dyshuari mashkull kosovar –nën ndikim të alkoolit i ka shkuar te shtëpia e tij dhe duke e kanosur me sëpatë dhe i ka dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/