I dashuri i bën aktores shqiptare propozimin më të veçantë për martesë

Aktorja kosovare ka marrë propozimin më të pazakontë për martesë.

ShowBiz

24/05/2019 17:25

Aktorja kosovare, Ardiana Rexhepi pranoi propozimin e veçantë për martesë nga i dashuri i saj, Blondi Smërqaku, shkruan lajmi.net.

Për dallim nga propozimet e tjera, i dashuri i aktores shqiptare kishte përgatitur në mënyrën më të veçantë propozimin e tij.

Ai ishte maskuar si i varfër, teksa afrohet tek e dashura për t’i kërkuar lëmoshë dhe ishte vetë Ardiana që ia dhuroi disa para.

Pas kësaj, në shenjë falënderimi, ai i tha se dëshiron t’i japë një biskotë, e në këtë rast nxjerr unazën, largon maskën dhe i propozon asaj.

Aktorja emocionohet pa fund, ndërsa pas gjithë kësaj festojnë bashkë me shoqërinë. /Lajmi.net/

YouTube player