I burgosuri ik nga Gjykata e Vushtrrisë si në film (Video)

Një person i cili ka qenë në pritje për gjykim në Gjykatën Themelore në Vushtrri, është arratisur nga tualeti i gjykatës dhe ka zgjedhur rrugën e arratisjes me autobus.

Lajme

02/07/2015 23:25

Ai menjëherë ka hipur në një autobus me pranga në duar dhe nuk është vërejtur nga asnjë prej udhëtarëve, raporton indeksonline.

Autobusi është ndalur në rrugë nga policia e trafikut, të cilët e kanë arrestuar të arratisurin. Më pas e ka drejtuar drejt automjetit të policisë, dhe krejt afër automjetit ai u ka ikur nga dora dy policëve dhe ka filluar të vrapoj.

Në këtë rast, një polic nga Njësiti i Reagimit të Shpejtë nga Prishtina i cili është ndodhur në autobus ka dalë nga autobusi duke ju ndihmuar policëve tjerë të trafikut për ta kapur të arratisurin. Pas pak metrave të arratisurit i ka dështuar plani për ikje dhe është kapur nga policët.

Kjo ishte ngjarja që ka ndodhur në Magjistralen Prishtinë – Vushtrrisë dhe Indeksonline ka marrë informacione nga një person i cili ka dashur të mbetët anonim.

YouTube player