I bie macja nga lart në kokë, e lë burrin pa ndjenja

Një moment i çuditshëm u kap në kamera të sigurisë kur një mace ra nga lart dhe goditi kokën e një personi të moshuar, duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja.

Fun

17/08/2020 08:29

Në pamjet e siguruara, Gao Fenghua, mund të shihet duke ecur me qenin e tij në qytetin Harbin në provincën kineze veri-lindore të Heilongjiang. Por ndërsa shëtitet, një mace bie nga lart dhe i godet në kokë, duke e rrëzuar atë, transmeton lajmi.net.

Macja menjëherë ngrihet dhe ik. Ndërkohë, qeni i burrit endet përreth pronarit.

Fenghua kaloi 23 ditë në spital para se të largohej këtë javë. Ai ende duhet t’i nënshtrohet trajtimit të fizioterapisë, sipas Harbin TV. /Lajmi.net/

YouTube player