I banuar nga 500 persona, ky është vendi më i ftohtë në botë – Temperaturat arrijnë deri në -67.7°C

Duhet të jetë vështirë të jetosh në një vend si ky...

Fun

07/12/2021 11:08

Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë jashtë Antarktikut , është matur në fshatin Oymyakon, Rusi. Kjo temperaturë është regjistruar më datën 6 shkurt 1933.

Ky fshat ka rreth 500 banorë, që përballen gjatë janarit me temperatura të përditshme -46.4°C.

Sipas organizatës së meteorologëve, është në fshatin Verkhoyansk me datat 5 dhe 7 shkurt 1892 poashtu është prekur rekordi -67.7°C.

Banorët e Oymyakon janë mësuar me këtë të ftohtë, dhe vazhdojnë jetën e tyre në mënyrë plotësisht normale dhe gjithashtu mbajnë edhe bagëti.

Sigurisht, bagëtitë e kësaj pjese janë ndryshe nga ato të zonave të tjera rreth botës, përndryshe nuk do t’i mbijetonin të ftohtit kurrë.

Gjatë verës temperatura nuk e tejkalon asnjëherë 25°C.

Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në botë ishte në Antarktik me 21 korrik 1983,  kur temperaturat arritën -89.2°C. /Lajmi.net/