Hysen Durmishi tenton të tregojë “hjekat” e tij gjatë rinisë derisa kërkon angazhim të vullnetarëve e votë nga qytetarët
Kandidati për deputetë i VV-së, Hysen Durmishi i cili është edhe U.D i Ministrit të Infrastrukturs, Hysen Durmishi ka publikuar një video në rrjetin social Facebook. Ai derisa bisedon me një të ri, i kërkon atij të regjistrohet si vullnetar në Lëvizjen Vetëvendosje për angazhime gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Durmishi tregon vështirësitë…
Lajme
Kandidati për deputetë i VV-së, Hysen Durmishi i cili është edhe U.D i Ministrit të Infrastrukturs, Hysen Durmishi ka publikuar një video në rrjetin social Facebook.
Ai derisa bisedon me një të ri, i kërkon atij të regjistrohet si vullnetar në Lëvizjen Vetëvendosje për angazhime gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Durmishi tregon vështirësitë me të cilat është përballë gjatë rinisë së tij.
“Kur unë isha në shkollë të mesme, më përjashtuan nga shkolla si një nga organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1989 dhe ma ndaluan shkollimin në të gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë për jetë. Dhe pastaj, protesta, demonstrata, burgu, lufta, e shumë sakrifica të tjera. Sot, ju të rinjtë nuk keni nevojë për sakrifica të tilla si ato që i kemi bërë ne në të kaluarën”, ka thënë Durmishi përmes një video. /Lajmi.net/
Video e plotë: