Hungarezët i tregojnë Milanit se duhet të zbrazin kuletën – e mposhtin 3:2

Milani ka pësuar disfatë në miqësoren ndaj ekipit hungarez, Zalaegerszegi. ‘Rossonerët’ u mposhtën me rezultat 3:2, përcjell lajmi.net. Ndeshjen më mirë e filluan vendasit, pasi në minutën e 6` tundën rrjetën e kampionit italian. Në minutën e 22` dhe atë të 27` ekipi hungarez shënuan edhe dy herë të tjera, kështu duke e çuar në…

Sport

23/07/2022 19:50

Milani ka pësuar disfatë në miqësoren ndaj ekipit hungarez, Zalaegerszegi.

‘Rossonerët’ u mposhtën me rezultat 3:2, përcjell lajmi.net.

Ndeshjen më mirë e filluan vendasit, pasi në minutën e 6` tundën rrjetën e kampionit italian.

Në minutën e 22` dhe atë të 27` ekipi hungarez shënuan edhe dy herë të tjera, kështu duke e çuar në tri numrin e golave ndaj Milanit.

Për ekipin e Stefano Piolit shënoi Oliver Giroud nga pika e bardhë në minutën e 30`të ndeshjes.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në 45 minutat e tjerë ‘Rossonerët’ kërkuan të shënojnë, por u treguan të saktë vetëm me një rast.

Ishte Rade Krunic që shënoi golin e dytë për Milanin.

Kështu ekipi hungarez i tregoi kampionit italian se duhet ta zbrazin kuletën për të blerë lojtarë të rinj për sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/