Humbje e madhe për sportin e mundjes, vdes në moshën 36-vjeçare kampionia
Ka ndërruar jetë ish-kampionia Kristen Mitchell, që ka shkaktuar tronditje në Australi, por edhe në botën e mundjes. Kampionia e këtij sporti dha frymën e fundit papritur në moshën 36-vjeçare dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj. Wrestling Australia ka lëshuar një deklaratë duke shprehur ngushëllimet. “Wrestling Australia është e pikëlluar nga humbja…
Sport
Ka ndërruar jetë ish-kampionia Kristen Mitchell, që ka shkaktuar tronditje në Australi, por edhe në botën e mundjes.
Kampionia e këtij sporti dha frymën e fundit papritur në moshën 36-vjeçare dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj.
Wrestling Australia ka lëshuar një deklaratë duke shprehur ngushëllimet.
“Wrestling Australia është e pikëlluar nga humbja e Kristen Mitchell, e njohur si “Miami”. Ndikimi që ajo la në skenën e mundjes, si nga puna e saj në ring ashtu edhe në prapaskenat në të ardhmen e sportit është e pamatshme dhe do t’i mungojë thellësisht të gjithë atyre që kanë pasur privilegjin të njohin dhe të punojnë me të.
“Zemra e saj e mirë dhe qëndrimi pozitiv janë ato për të cilat do ta kujtojmë të gjithë dhe bota është më pak e ndritshme sot për shkak të kësaj humbjeje”.
“Ngushëllimet tona për të gjithë familjen dhe miqtë e saj. Pusho në paqe Kristen dhe ne të falënderojmë për gjithçka që ishe”.