Humbja nuk iu pëlqen, tifozët e Barcelonës sulmojnë Koeman

Barcelona pësoi humbje në shtëpi nga Real Madrid me rezultat të ngushtë 1 - 2.

Sport

24/10/2021 20:06

Pavarësisht që ndeshja ishte e baraspeshuar, “Los Blancos” u kthyen në shtëpi me pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Kjo nuk iu ka pëlqyer fare tifozëve të Barcelonës, të cilët pas ndeshjes e kanë pritur teknikun holandez dhe pastaj e sulmuan derisa ishte në makinë.

Ndërkohë, për Barcelonën kjo ishte humbja e katërt radhazi në “El Clasico”./Lajmi.net/