Humbja e të dashurve: Si ta kalojmë atë periudhë të vështirë?

Përfundimisht, kur të jeni gati, ndjenjat dhe emocionet që keni mohuar do të rishfaqen dhe udhëtimi juaj shërues do të vazhdojë.

Lifestyle

21/09/2021 11:02

Kur humb një njeri në mënyre të parakohshme dhe të papritur të afërmit kalojnë në atë që ne e quajmë periudha e “zisë”, transmeton lajmi.net.

Ne vuajmë humbjen duke kaluar në disa faza:

1. Mohimi

Për disa njerëz, kjo mund të jetë përgjigjja e parë ndaj humbjes. Mohimi është një mekanizëm i përbashkët mbrojtës. Mund t’ ju ndihmojë të ruani tronditjen e menjëhershme të situatës së dëmshme, shrkuan IconStyle.

Si një reagim i menjëhershëm, në fillim mund të dyshoni në realitetin e humbjes. Disa shembuj të këtij lloji të mohimit janë:

  • Nëse po përballeni me vdekjen e një të dashuri, mund ta gjeni veten duke fantazuar që dikush do të telefonojë për të thënë se ka patur një gabim dhe asgjë nuk ka ndodhur në të vërtetë.
  • Nëse keni të bëni me një ndarje, mund ta bindni veten se partneri juaj së shpejti do të pendohet që u largua dhe do të kthehet tek ju.
  • Nëse keni humbur punën tuaj, ju mund të ndjeni që ish shefi/ja juaj do t’ju ofrojë sërish pozicionin që kishit pasi të kuptojë që ka bërë një gabim.

Pas këtij reagimi të parë të tronditjes dhe mohimit, ju mund të mbeteni të mpirë për një kohë. Në një moment, ju mund të ndiheni sikur asgjë nuk ka më rëndësi për ju. Jeta siç e keni ditur dikur ka ndryshuar. Mund të jetë e vështirë të ndiejmë se mund të ecim përpara. Ky është një reagim i natyrshëm që ju ndihmon të përpunoni humbjen në kohën tuaj. Duke u mpirë, po i jepni kohë vetes kohë për të eksploruar me ritmin tuaj ndryshimet që po kaloni.

Mohimi është një përgjigje e përkohshme që ju çon në valën e parë të dhimbjes. Përfundimisht, kur të jeni gati, ndjenjat dhe emocionet që keni mohuar do të rishfaqen dhe udhëtimi juaj shërues do të vazhdojë.

2. Zemërimi

Ndonjëherë dhimbja merr forma të tjera. Sipas Kübler-Ross (Psikiatre Zvicerane), dhimbja nga një humbje shpesh ridrejtohet dhe shprehet si zemërim. Ndjenja e zemërimit intensiv mund të befasojë ju ose të dashurit tuaj, por nuk është e pazakontë. Ky zemërim i shërben një qëllimi. Mund të jetë veçanërisht e jashtëzakonshme për disa njerëz të ndiejnë zemërim sepse, në shumë kultura, zemërimi është një emocion i frikësuar ose i refuzuar. Ju mund të jeni mësuar më shumë ta shmangni atë sesa ta përballoni. Gjatë fazës së zemërimit të hidhërimit, ju mund të filloni të bëni pyetje si “Pse unë?” ose “Çfarë bëra për ta merituar këtë?” Mund të ndjeheni papritmas të zemëruar me sende të pajetë, të huaj, miq ose familjarë. Ju mund të ndiheni të zemëruar me vetë jetën. Nuk është e rrallë të ndjeni zemërim edhe ndaj situatës ose personit që keni humbur. Në mënyrë racionale, ju mund të kuptoni se personi nuk është fajtor. Nga ana emocionale, megjithatë, ju mund ta urreni për shkak të dhimbjes ose largimin nga ju. Në një moment, ju gjithashtu mund të ndjeheni fajtor që jeni të zemëruar dhe kjo mund t’ju zemërojë akoma më shumë.

  • Provoni t’i kujtoni vetes se nën zemërimin tuaj është dhimbja. Dhe edhe nëse mund të mos ndihet si e tillë, ky zemërim është i nevojshëm për shërimin.
  • Zemërimi mund të jetë gjithashtu një mënyrë për t’u rilidhur me botën pasi të jeni izoluar prej saj gjatë fazës së mohimit.
  • Kur jeni të mpirë, shkëputeni nga të gjithë ndërsa kur jeni të zemëruar, lidheni, edhe pse përmes këtij emocioni.

Por zemërimi nuk është i vetmi emocion që mund të përjetoni gjatë kësaj faze. Nervozizmi, hidhërimi, ankthi, tërbimi dhe padurimi janë vetëm disa mënyra të tjera që mund të përballoni humbjen tuaj. E gjitha është pjesë e të njëjtit proces.

3. Negocimi

Negocimet janë një mënyrë për të mbajtur shpresën në një situatë të dhimbjes së fortë. Ju mund të mendoni me veten tuaj se jeni të gatshëm të bëni gjithçka dhe të sakrifikoni gjithçka nëse jeta juaj rikthehet siç ishte para humbjes. Gjatë këtij negocimi të brendshëm, ju mund ta gjeni veten duke menduar në termat e “po sikur” ose “nëse vetëm”: po sikur të bëja XYZ, atëherë gjithçka do të kthehet në normalitet; sikur të kisha bërë diçka ndryshe për të parandaluar humbjen. Faji mund të jetë një emocion shoqërues gjatë kësaj faze pasi pa dashur mund të përpiqeni të rigjeni një kontroll, edhe nëse me shpenzimet tuaja qofte finaciare apo emocionale. Të gjitha këto emocione dhe mendime nuk janë të rralla. Sado e vështirë të ndihet, kjo ju ndihmon të shëroheni ndërsa përballeni me realitetin e humbjes tuaj.

4. Depresioni

Ashtu si në të gjitha fazat e tjera të pikëllimit, depresioni përjetohet në mënyra të ndryshme. Nuk ka asnjë mënyrë të drejtë ose të gabuar për ta bërë këtë, as nuk ka një afat për ta kapërcyer atë.

Në këtë rast, depresioni nukështë një shenjë e një gjendje të shëndetit mendor. Në vend të kësaj, është një përgjigje e natyrshme dhe e përshtatshme për pikëllimin. Gjatë fazës së depresionit, ju filloni të përballeni me realitetin tuaj aktual dhe pashmangshmërinë e humbjes që keni përjetuar. Kuptohet, ky realizim mund t’ju çojë të ndjeni trishtim dhe dëshpërim të fortë. Ky trishtim i fortë mund të bëjë që ju të ndiheni ndryshe edhe në aspekte të tjera. Ju mund të ndiheni:

  • të lodhur
  • të prekshëm
  • të hutuar, shpërqendruar
  • nuk doni të lëvizni tutje
  • të ngopur, refuzoni ushqimin
  • nuk jeni në gjendje ose të gatshëm të bëheni gati në mëngjes
  • nuk jeni në gjendje të shijoni atë që keni bërë dikur, qoftë një ushqim apo aktivitet.

Kjo është zakonisht e përkohshme dhe një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj procesit tuaj të pikëllimit. Sado mbingarkuese mund të ndihet në këtë pikë, kjo fazë është një pjesë e domosdoshme e rrugëtimit tuaj shërues.

5. Pranimi

Arritja e pranimit nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me të qenit në rregull me atë që ka ndodhur. Në varësi të përvojës suaj, mund të jetë e kuptueshme nëse nuk ndiheni kurrë kështu. Pranimi ka të bëjë më shumë me mënyrën se si i pranoni humbjet që keni përjetuar, si mësoni të jetoni me to dhe si e rregulloni jetën tuaj në përputhje me rrethanat. Ju mund të ndiheni më rehat duke u takuar me miqtë dhe familjen gjatë kësaj faze, por është gjithashtu e natyrshme të ndiheni se preferoni të tërhiqeni ndonjëherë. Ju gjithashtu mund të ndiheni sikur e pranoni humbjen disa herë dhe pastaj përsëri të kaloni në një fazë tjetër të pikëllimit. Kjo vajtje-ardhje midis fazave është e natyrshme dhe një pjesë e procesit të shërimit. Me kalimin e kohës, ju mund ta gjeni veten të stacionuar në këtë fazë për periudha të gjata kohore. Kjo nuk do të thotë që ju kurrë nuk do të ndjeni trishtim ose zemërim përsëri ndaj humbjes tuaj, por perspektiva juaj afatgjatë në lidhje me të dhe mënyra se si jetoni me këtë realitet do të jetë ndryshe. Çdo gjë ndryshon kur prindi humb femijen parakohe, pasi kjo dhunon rregullat e natyrës dhe procesi i zisë bëhet i nderlikuar dhe mund të kërkohet ndihma e psikologut dhe e psikiatrit.

Referenca:
  1. Grief, bereavement, and coping with loss. (2017) ncbi.nlm.nih.gov/pubmedhealth/PMH0032576/ 
  2. Hamilton IJ. (2016). Understanding grief and bereavement.
  3. McAlearney AS. (2015). The journey through grief: insights from a qualitative study of electronic health record implementation. /Lajmi.net/