Humbi nënën dhe motrën në aksident – historia e dhimbshme e Elijonës: Më ka marrë malli erën t’ua ndjej

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka ndarë një histori thellësisht prekëse nga jeta e saj, duke treguar për dramën e madhe që ka përjetuar pasi humbi nënën dhe motrën në një aksident të rëndë komunikacioni. Me lot në sy, ajo kujtoi momentet e 25 korrikut, ditën kur ishte nisur me autobus…

ShowBiz

24/11/2025 23:27

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka ndarë një histori thellësisht prekëse nga jeta e saj, duke treguar për dramën e madhe që ka përjetuar pasi humbi nënën dhe motrën në një aksident të rëndë komunikacioni.

Me lot në sy, ajo kujtoi momentet e 25 korrikut, ditën kur ishte nisur me autobus drejt Kosovës, një rrugë që duhej të ishte e gëzueshme, por që u shndërrua në fatkeqësi.

“Sapo jemi nisur, mezi prisnim të arrinim. Nuk ka pasur më të lumtur. Më 25 korrik, në ora 6:20, kam dëgjuar njerëzit duke bërtitur… dhe veç mbaj mend që u gjenda krejt vet”, rrëfeu Elijona.

Ajo tregoi se babai dhe vëllai ndodheshin në Gjermani, ndërsa ajo udhëtonte me motrat.

“Jena kanë duke e kërkuar, e pastaj kam pa kamën e mamit dhe ia tregova motrës. Jam dalë në rrugë dhe e kam gjetur telefonin e mamit. E kam thirr babin dhe i kam thënë që kemi pasur aksident. Babi u nis menjëherë për në Kroaci. Për motrën kishim shumë shpresë”, tha ajo.

Teksa kujtonte momentet më të dhimbshme të jetës, Elijona u shpreh: “Më mungon mami dhe motrat… më mungon ta gjej shtëpinë vetëm me gëzim”.

Në fund, ajo foli edhe për lidhjen e fortë me babanë, duke e quajtur atë “pikën e saj të dobët”.

Rrëfimi i Elijonës preku publikun dhe banorët, duke qenë një nga momentet më emocionale të këtij edicioni të BBVK4.