Hulumtuesit: Ata që bëjnë gjumë të pasdites mund të jetojnë më gjatë

Gjumi i pasdites mund të përgjysmojë shanset për të pësuar sulm në zemër apo goditje në tru.

Lifestyle

10/09/2019 08:25

Hulumtuesit zbuluan se njerëzit që bëjnë një sy gjumë një ose dy herë në javë gjatë mesditës janë pothuajse 50 për qind më pak të rrezikuar sesa ata që nuk e bëjnë një praktikë të tillë, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, mungesa e gjumit shton rrezikun e arteriosklerozës, gjendje shëndetësore që ndërton pllakat në arteriet trupore, duke shkaktuar që ato të ngushtohen dhe ngurtësohen.

Shkencëtarët thonë se koha optimale e sasisë së gjumit që duhet marrë në baza ditore është tetë orë.

Ekipi hulumtues nga Spitali Universitar i Lozanës në Zvicër monitoroi 3,400 persona të moshës 35-75 vjeç për pesë vite me radhë.

Gjatë pesë viteve kishte pasur 155 sulme në zemër ose goditje në tru. Të fjeturit në mesditë një ose në dy herë në javë shoqërohej me një rrezik përgjysmues (48 përqind) krahasuar me ata që nuk flinin fare.

Gjetjet janë botuar në revistën ‘British Medical Journal, Heart’. /Lajmi.net/