Hughes ka një lajm të madh për Shaqirin
Mark Hughes ka theksuar se Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Stoke City.
Sport
Menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes ka theksuar se Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga klubi anglez.
“Duam të forcohemi me lojtar të tillë. Me lojtarë që t’i ndryshojnë ndeshjet dhe i bëjnë tifozët të cohën në këmbë”, ka thënë Hughes.
“Nuk kam ndonjë ndjesi se Shaqa dëshiron të largohet dhe nuk pres që do ta bëjë”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/