Prokuroria deklarohet për plagosjen e “Plakut të Bregut”: Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal me një njoftim sa i përket plagosjes së mbrëmshme në Prishtinë, në rrugën “Ali Sokoli”. Në njoftimin e lëshuar, Prokuroria tregon se është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, transmeton lajmi.net. Tutje, në komunikatë thuhet se Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë vepriemt…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal me një njoftim sa i përket plagosjes së mbrëmshme në Prishtinë, në rrugën “Ali Sokoli”.
Në njoftimin e lëshuar, Prokuroria tregon se është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, transmeton lajmi.net.
Tutje, në komunikatë thuhet se Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë vepriemt e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Viktimë në këtë rast është 25-vjeçari, Harbin Vitia njohur ndryshe si “Plaku i Bregut”.
Komunikata e plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Prishtinë, 15 maj 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës lidhur me një rast që ka ndodhur më datë 14.05.2026, rreth orës 21:40, në rrugën ‘’Ali Sokoli’’ në Prishtinë, një person me inicialet A.V. ka mbetur i plagosur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës të Kosovës.
Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar lidhur me këtë rast.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë rast./lajmi.net/