Lirohet nga spitali Hysni Mehani

Pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, kryetari i degës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani është liruar në shtëpi. Lajmin për lirimin e Mehanit e ka bërë të ditur zyra për media e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Mehani pranoi trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë të enjten si pasojë…

Lajme

15/05/2026 11:08

Pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, kryetari i degës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani është liruar në shtëpi.

Lajmin për lirimin e Mehanit e ka bërë të ditur zyra për media e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

Mehani pranoi trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë të enjten si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një sulm fizik në qendër të Skenderajt në mesditë.

Dy persona u ndaluan për 48 orë nën dyshimet për sulmin ndaj Mehanit, konfirmoi Prokuroria e Mitrovicës të enjten.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuari me inicialet E.L dhe B.N janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

“Janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.