Hoxhaj uron homologun e ri nga Turqia

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, duke e uruar për emërimin në postin e ri në krye të diplomacisë turke.

Lajme

02/09/2014 19:58

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka falënderuar shtetin turk për mbështetjen e dhënë për Kosovën në proceset e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Duke vlerësuar lartë përkrahjen e Turqisë, Hoxhaj ka theksuar se shteti turk mbetet partner i Kosovës në të gjitha fushat, duke çmuar veçmas kontributin e saj në kuadër të KFOR-it, thuhet në një njoftim të MPJ-së.

Ministri Hoxhaj dhe ministri Cavusoglu gjatë bisedës janë pajtuar që ndërmjet dy vendeve të vazhdohet edhe më tej bashkëpunimi i gjithanshëm bilateral si dhe konsultimet politike për çështje të interesit të përbashkët.

Ministri Enver Hoxhaj po ashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-ministrin e Jashtëm turk, tashmë i zgjedhur kryeministër i Turqisë, Ahmet Davutoglu, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritashme, veçanërisht në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.