Hoxhaj takohet me eurodeputetin Mandl: BE duhet të jetë më strategjike në rajon, të nisë nga liberalizimi i vizave për Kosovën

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj po qëndron në Vjenë, ku ka treguar se është takuar me eurodeputetin Luka Mandl.

Lajme

03/09/2021 16:06

Hoxhaj, përmes statusit në Facebook, ka thëbë se me eurodeputin Mandl, kanë diskutuar mbi çështjet aktuale dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Ballkani Perëndimor. 

Ai gjithashtu tregoi se u pajtuam se Bashkimi Evropian duhet të jetë më strategjik në rajon, duke nisur nga zhbllokimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky është statusi i plotë: 

Në Vjenë sot pata një diskutim të mrekullueshëm me mikun tim, eurodeputetin Luka Mandl, mbi çështjet aktuale dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Ballkani Perëndimor. 

U pajtuam se Bashkimi Evropian duhet të jetë më strategjik në rajon, duke nisur nga zhbllokimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /Lajmi.net/