Hoxhaj: Shqiptarët të përfitojnë nga përdorimi i inteligjencës artificiale

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si folës në Samitin World Changers Balkan, i cili është mbajtur dje në Shkup. Deputet i PDK-së në Kuvend, Enver Hoxhaj në fjalën e tij në Samit, para shumë politikanëve ballkanas dhe ndërkombëtar, ka thënë se shqiptarët duhet të ecin me kohën dhe të përfitojnë…

Lajme

13/10/2024 13:22

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si folës në Samitin World Changers Balkan, i cili është mbajtur dje në Shkup.

Deputet i PDK-së në Kuvend, Enver Hoxhaj në fjalën e tij në Samit, para shumë politikanëve ballkanas dhe ndërkombëtar, ka thënë se shqiptarët duhet të ecin me kohën dhe të përfitojnë nga revolucioni i madh i teknologjisë, siç është inteligjenca artificiale, ku veçse ndodhet bota.

Fjalën e tij ai e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook.

“Kisha nderin që të marr pjesë në Samitin World Changers Balkan, që u mbajt në Shkup, dhe të mbajë një fjalë rreth sfidave të përbashkëta, mundësitë globale të drejtimit të një të ardhmeje transformuese, me fokus Kosovën dhe Ballkanin. Duke reflektuar mbi përvojën personale të angazhimit në shembullin e shtetndërtimit të Kosovës, ku qartësia politike, stabiliteti fiskal dhe makro-ekonomik, një shoqëri demokratike, me media të pavarura, njëra nga arsyet e shembullit tonë të suksesshëm është funksioni dhe përdorimi i internetit dhe teknologjisë informative në ndërtimin e një shoqërie, institucioneve shtetëtore, hartimin e politikave publike në pjesëmarrjen politike”, është shprehur Hoxhaj.

Ai ka thënë se kjo ka mundësuar që Kosova të jetë shtet efikas për 17 vitet e shtetndërtimit “po aq sikurse shtetet tjera të rajonit, të themeluara para dy apo 100 vitesh në Ballkan”. Ai thotë se “ishte teknologjia ajo që e ka mundësuar që ne ta përmbysim këtë hendek, në mes të Kosovës si shtet i ri dhe shteteve tjera”.

“Kjo shtron pyetjen: Sa do të dijnë të përdorin dhe përfitojnë nga përdorimi i inteligjencës artificiale më vendimmarrje, ekonomi dhe në shoqësi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut? Ky do jetë dallimi në të ardhmen, në mes të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, ku shqiptarët asesi nuk guxojnë që të mos ecin me kohën dhe të mos përfitojnë nga revolucioni i madh i teknologjisë në të cilin veçse ndodhet bota e fuqishme”, ka thënë Hoxhaj./rtk