Hoxhaj: Pas 28 dhjetorit, Albin Kurti përfundon karrierën e tij politike si kryeministër

Enver Hoxhaj i PDK-së ka theksuar se nëse qytetarët e Kosovës, dëshirojnë stabilitet, qartësi politike, zhvillim ekonomik, mirëqenie e siguri duhet ta votojnë PDK-në dhe Bedri Hamzën. Ai thotë se në pesë vitet e fundit asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e qytetarit, ku shton se Kurti nuk është i aftë të qeverisë. “Nëse qytetarët…

Lajme

20/12/2025 22:24

Enver Hoxhaj i PDK-së ka theksuar se nëse qytetarët e Kosovës, dëshirojnë stabilitet, qartësi politike, zhvillim ekonomik, mirëqenie e siguri duhet ta votojnë PDK-në dhe Bedri Hamzën.

Ai thotë se në pesë vitet e fundit asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e qytetarit, ku shton se Kurti nuk është i aftë të qeverisë.

“Nëse qytetarët e Kosovës, dëshirojnë stabilitet, dëshirojnë qartësi politike, dëshirojnë zhvillim ekonomik, dëshirojnë mirëqenie e siguri duhet ta votojnë PDK-në dhe Bedri Hamzën. Mendoj që ata kanë pa komplet gjatë vitit 2025 që zoti Kurti nuk është i aftë me qeverisë se kur nuk je në gjendje me u ulë me të tjerët me pas dialog me bë marrëveshje është paftësi politike. Sjellja politike determinohet prej realitetit politik. Në 5 vitet e fundit asgjë nuk ka ndryshu në jetën e qytetarit, Kosova është ka zbrazet, prandaj edhe platforma e PDK i ka pesë shtylla, e ka zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien, arsimin dhe shëndetësinë, drejtësinë dhe politikën e jashtme dhe të mbrojtjës”, vlerësoi ai.

Tutje ai thekson, se në këto zgjedhje shkojnë me mandatin e qetë që Kurti nuk do të jetë më kryeministër ku sipas tij pas 28 dhjetorit do të përfundoj karriera e tij si kandidat për kryeminstër.

“Këto zgjedhje unë i shoh si zgjedhjet më historike për një arsye, në këto zgjedhje nuk po shkojmë na që të ardhmen duket një qeveri zoti Kurti plus të tjerët, në këto zgjedhje shkojmë me mandatin e qartë që Albin Kurti nuk do të jetë më kryeminstër, Albin Kurti me 28 dhjetor e përfundon karrierën e tij politike si kandidat për kryeminstër dhe pas 28 dhjetorit partitë opozitare nën udhëheqjen e PDK-së do ta bëjnë qeverinë e ardhshme”, tha ai.

Ai shprehet i bindur që më 28 dhjetor, qytetarët do ta shprehin vullnetin e tyre politik dhe do ta përbyllin ndryshimin politik.

“Unë jam cdo ditë në teren, cdo ditë kam vizitu qytete të ndryshme të Kosovës, kudo shoh një mllef, kudo shoh një pakënaqësi, një mos durim me mënyrën se si zoti Kurti e ka udhëheq qeverinë dhe e ka fut vendin në krizë gjatë vitit 2025. Unë jam i sigurt që më 28 dhjetor qytetarët të cilët cdo herë kanë vendos racionalisht për këtë vend do ta shprehin vullnetin e tyre politik dhe do ta përmbyllin ndryshimin politik”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj gjithashtu kritikoi qeverisjen e Kurtit në veri të vendit, duke thënë se mënyra se si u negocua marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit kanë dhënë autonomi të madhe komunitetit serb, duke rrezikuar sovranitetin e Kosovës.

Ai tha se qeveria e ardhshme duhet të rinegociojë këto dokumente për të mbrojtur interesin kombëtar dhe stabilitetin e vendit.

“Mendoj që kur flasim për veriun gjatë qeverisjes Kurtit, Kosova ka qenë më e pasigurtë sesa e sigurtë, ne e çmojmë që situtata në veri të vendit ka ndryshu dhe duhet ta njohim këtë realitet. Ajo se cfarë ka ndodh është që ka ndodh agresioni mbi Banjskë, Kosova duke u sjellë nën udhëheqjen e Kurtit në raport me veriun se si është sjellë e ka rrit cmimin ndërkombëtarë se si është duke u trajtuar veriu. Dëshmi janë mënyra se si është negociu marrëveshja e Brukselit, mënyra se si është negociu aneksi i Ohrit, që u jep serbëve një autonomi të plotë etnike territoriale dhe se si është plasu draft statuti i Asociacionit, i cili në fakt krijon një autonomi dhe një ndarje të brendshme brenda për brenda Kosvoës. Nëse Kurti ka insistu që ta zgjerojë sovranitetin në veri të vendit ku policia e Kosovës e ka bërë një punë të mirë, mendoj që me dokumentet ndërkombëtare të cilat i ka bë e ka nda Kosovën brenda për brenda në planin ndërkombëtarë. Prandaj qeveria e ardhshme do duhej që këto dokumente ti rinegocion, duhet ta ketë një rezulutë në Kuvendin e Kosovës, se si ti qasemi temës së dialogut se ato se cfarë janë pranu ndërkombëtarisht si dokumente janë dëme më kolosale që dikush ka mund t’ia bëj Kosovës këto 20 vitet e fundit. Prandaj gjitha këto gjëra në fakt tregojnë ndërkombëtarisht që zoti Kurti e ka dëmtu Kosovën”, përfundoi ai në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin.