Hoxhaj: Nëse ka një gjykatë që e tmerron Gjykatën Speciale, ajo është Gjykata e Strasburgut

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj ka deklaruar se, përtej Ligjit për Gjykatën Speciale, Kosova duhet t’i japë përparësi lobimit në Washington dhe angazhimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Hoxhaj tha se anëtarësimi në këtë organizatë do të mundësonte, sipas tij, dërgimin e aktgjykimit të Speciales në Gjykatën e Strasburgut. “Përtej Ligjit për Specialen, unë më të…

Lajme

28/10/2026 13:38

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj ka deklaruar se, përtej Ligjit për Gjykatën Speciale, Kosova duhet t’i japë përparësi lobimit në Washington dhe angazhimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Hoxhaj tha se anëtarësimi në këtë organizatë do të mundësonte, sipas tij, dërgimin e aktgjykimit të Speciales në Gjykatën e Strasburgut.

“Përtej Ligjit për Specialen, unë më të rëndësishëm e shoh lobimin në Washington, më të rëndësishëm e shoh lobimin për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës, sepse, nëse ka një gjykatë që e tmerron këtë Gjykatë Speciale, është Gjykata e Strasburgut”, tha Hoxhaj.

Ai u shpreh i bindur se mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës para dy vjetësh nuk lidhej me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Në këtë kontekst, ai iu referua raportit të Dora Bakoyannis në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës.

Sipas Hoxhajt, qeveritë e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës kanë mundur ta përmbyllnin procesin e anëtarësimit.

“Përtej Ligjit për Specialen, unë më të rëndësishme e shoh lobimin në Washington. Më të rëndësishëm e shoh lobimin për ta pranu Kosovën në Këshill të Evropës sepse, nëse ka një gjykatë që e tmerron këtë gjykatë Speciale, është Gjykata e Strasburgut. Jam i bindur që pse para dy vjetëve Kosova nuk është pranu në Këshill të Evropës, nuk ka të bëjë me Asociacionin e Komunave, sepse Dora Bokoyannis e ka shku raportin për Kosovën të pranohet në Këshill të Evropës, të gjitha qeveritë që janë pjesë e Këshillit të Evropës kanë mundur ta përmbyllin procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës. Nëse Kosova kishte me qenë pjesë e Këshillit të Evropës, aktgjykimin e Gjykatës Speciale e kishim me dërgu menjëherë në Gjykatën e Strasburgut, së cilës gjykatë i tmerrohet kjo e Speciales.”, u shpreh ai, në emisionin “Pressing” në T7.