Hoxhaj: Emrat për president do të dalin nga dialogu Kurti-Hamza, zgjidhja duhet në interes të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se PDK-ja nuk ka ndonjë emër konkret për president, as mashkull apo femër, dhe se kandidatët do të zgjidhen përmes dialogut mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, në takimin e ardhshëm. “Ne nuk kemi ndonjë emër konkret, as mbiemër, burrë apo…

Lajme

25/02/2026 23:41

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se PDK-ja nuk ka ndonjë emër konkret për president, as mashkull apo femër, dhe se kandidatët do të zgjidhen përmes dialogut mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, në takimin e ardhshëm.

“Ne nuk kemi ndonjë emër konkret, as mbiemër, burrë apo grua, të këtij profesioni që reflektuar të jetë kandidat për president. Emrat për kandidat për president do të dalin nga dialogu mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës në takimin e radhës”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se fushata ka përfunduar dhe ballafaqimi opozitë-qeveri do të vazhdojë, por presidenti nuk është subjekt politik. “Presidenti është i të gjithëve dhe duhet të bëjmë një zgjidhje për interes të Kosovës, dhe ajo figurë që zgjidhet nuk duhet të jetë as më afër këtyre, as më afër atyre”, shtoi Hoxhaj.