Hoxha takim me Zv.kryeministrin dhe Ministrin e jashtëm të Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënies së shëndetshme mes dy vendeve tona

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic kanë zhvilluar një takim duke konfirmuar vazhdimësinë e marrëdhënies miqësore midis dy vendeve fqinje. Hoxha ka publikuar një foto në rrjetin e tij social X me ministrin malazez me nënshkrimin “ Siç thonë, ndonjëherë…

Lajme

03/09/2026 09:54

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic kanë zhvilluar një takim duke konfirmuar vazhdimësinë e marrëdhënies miqësore midis dy vendeve fqinje.

Hoxha ka publikuar një foto në rrjetin e tij social X me ministrin malazez me nënshkrimin “ Siç thonë, ndonjëherë një fotografi flet më shumë se një mijë fjalë”.

Në postim, ministri bëri të ditur se marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Malit të Zi vazhdon të jetë miqësore dhe e shëndëtshme, duke theksuar qëllimin e përbashkët të dy vendeve për rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Sipas Hoxhës, Shqipëria do të vazhdojë investimin në bashkëpunimet rajonale dhe forcimin e kontakteve me qëllim ndërtimin e besimit dhe krijimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane për të gjithë.