Hoxha: Dera e Kuvendit e hapur për mërgatën, por e mbyllur për deputetët e legjislaturës së 11-të

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka shkruar në lidhje me ftesën që Kuvendi i Kosovës i ka bërë mërgatës për ta vizituar këtë institucion. Ajo ka thënë se dera është e hapur për mërgatën, por e mbyllur për deputetët e legjislaturës së 11-të, shkruan lajmi.net. “Sot pas 48 orësh do të duhej të vazhdonte seanca…

Lajme

10/08/2026 10:12

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka shkruar në lidhje me ftesën që Kuvendi i Kosovës i ka bërë mërgatës për ta vizituar këtë institucion.

Ajo ka thënë se dera është e hapur për mërgatën, por e mbyllur për deputetët e legjislaturës së 11-të, shkruan lajmi.net.

“Sot pas 48 orësh do të duhej të vazhdonte seanca konstituive si e thotë edhe rregullorja e Kuvendit, por ja që nuk ka ftesë nga askush. D.m.th më e rëndësishme është mërgata me e pa objektin e Kuvendit sesa me u funksionalizu Kuvendi. Uroj qytetarët ta kuptojnë dhe vlerësojnë peshën dhe rëndësinë  e funksionit të tij para mureve, korridoreve dhe karrigeve të Kuvendit”, ka shkruar Hoxha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: