Konjufca: Nuk mendoj se po e shkelim Kushtetutën, Kurti do i thërrasë sërish në takim Hamzën, Abdixhikun e Gjinin

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është deklaruar për zhvillimet e fundit politike në vend. Konjufca deklaroi se konsideron se nuk po shkelet Kushtetua e Kosovës, por se po shtyhet konstituimi i kuvendit sa i përket zhvillimit të seancave. Ai tha se pret që të ketë sërish takime në mes liderëve të…

Lajme

10/08/2026 11:06

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është deklaruar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Konjufca deklaroi se konsideron se nuk po shkelet Kushtetua e Kosovës, por se po shtyhet konstituimi i kuvendit sa i përket zhvillimit të seancave.

Ai tha se pret që të ketë sërish takime në mes liderëve të partive politike, që siç thotë ai do të jenë të ftuara nga Albin Kurti i Vetëvendosjes.

Po ashtu Konjufca e konsideroi shumë të rëndë aksionin e deputetes së AAK-së, Time Kadriaj e cila hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.

“Kjo i përket kryesuesit që të vendosë, ne nuk mendojmë se është shkel Kushtetua, Kushtetuesja siç e dini për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve që kemi kaluar sidomos nga viti i kaluar nga shkurti 2025 ka shku duke interpretuar edhe ma tutje interpretimi i Kushtetutës sonë, sepse patëm disa momente edhe vitin e kaluar kur ishin të paqarta në aspektin konstitucional, kështu që patëm disa referenca edhe vitin e kaluar pastaj u etabluan si procese. Diskutimi ka të bëj me ditën e mbajtjes së seancës dhe a duhet të kryhet brenda 24 orëve mbajta seancës, sipas disa ekspertëve që dallojnë interpretime mund të zgjasë më shumë se 24 orë pra kështu po ndodhë edhe tash. Thjesht është duke zgjatur më shumë se një ditë, themelimi i kuvendit. Prandaj nuk mendoj se është dramatike siç po e interpreton opozita, është pjesë e formësimit të mëtutjeshëm institucional të vendit tonë”.deklaroi Konjufca.

Ai tha se kur do të thirret seanca nuk mund ta caktoj ai, por e cakton kryesuesi.

“Besoj se së shpejti do të shkruajë. E nëse nuk mundemi çka bëhet? Ne s’mudemi t’i drejtohemi sepse s’mendojmë se është shkelur Kushtetuta. Mendoj se mund të zgjasë më shumë se një ditë. Mendoj se Kurti do t’u drejtohet sërish sepse duhet të vazhdojnë përpjekjet për formimin e institucioneve, edhe PDK-së, LDK-së e AAK-së do t’u drejtohet z.Kurti. S’duhet kurrë të lodhemi nga përpjekje e diskutimit politik”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

“Çdo dëm që ju po e konsideroni se mund të bëhet është më i vogël se ajo çka pamë në seancë, herën e fundit- dhuna që u ushtrua ndaj kryeministrit. Edhe atëherë thujshi keq, unë veç po ua kujtoj cak keni thënë. Nëse është keq, është keq edhe kësaj radhe. Është më pak dëm se me shku në zgjedhje të reja, të dyja këto dëme janë më të mëdha. Na nuk po mendojmë se po shkelet Kushtetuta, është interpretim i juaji”./Lajmi.net/