Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënuese, Ibër Lepenc dhe Ujmani janë jetike për jetën e kosovarëve
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka deklaruar se takimet e tilla si “Konferenca e Ambasadorëve” japin mundësi që të dalim qoftë edhe për pak nga ritmi i përditshëm i diplomacisë deh të shohim politikën tonë të jashtme në një horizont më të gjerë. “Raportet në mes fuqive të mëdha po ndryshojnë, ndërkaq ekonomia,…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka deklaruar se takimet e tilla si “Konferenca e Ambasadorëve” japin mundësi që të dalim qoftë edhe për pak nga ritmi i përditshëm i diplomacisë deh të shohim politikën tonë të jashtme në një horizont më të gjerë.
“Raportet në mes fuqive të mëdha po ndryshojnë, ndërkaq ekonomia, teknologjia dhe siguria janë bërë pjesë e së njëjtës garë për ndikim. Institucionet shumë palëshe të ndërtuara mbi bindjet se rregullat mund të kufizojnë fuqinë përballen gjithnjë e më shpesh me raste kur është fuqia ajo që përpiqet t’i përcaktojë rregullat”,deklaroi Haxhiu.
“Në këtë realitet rëndësi të veçantë ka mënyra se si shtetet e ndërtojnë dhe ushtrojnë ndikimin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare.Aleanca, partneriteti dhe institucionet nuk janë vetëm mjete përmes të cilave shtetet ndjekin interesat e tyre , por edhe burimet e rëndësishme. Për shumë vite diplomacia jonë është përqendruar tek mbështetja që i nevojitet Kosovës për njohje, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por marrëdhëniet në mes shteteve zgjasin atëherë kur përtej kërkesës së radhës të dyja palët kanë arsye ta ruajnë dhe ta zhvillojnë atë marrëdhënie. Prandaj puna është të gjejmë ato pika ku interesat tona përputhen, ku e bashkëpunimi është në interes të të dyja palëve.Në më pak se dy dekada shtetësi Kosova ka arritur të ndërtojë një pozitë ndërkombëtare që dikur dukej shumë më e largët.Sot na njohin 121 shtete, e njohjet e reja në vitin e kaluar tregoi se ky proces nuk është mbyllur e qëndrimet e mbajtura për vite mund të ndryshojnë”,shtoi Haxhiu.
“Mosnjohjet nuk janë të vetmet probleme diplomatike. Spanja nuk ka të njëjtën histori me Greqinë, e Greqia s’ka të njëjtat interesa me Sllovakinë dhe asnjëra nuk e sheh në të njëjtën mënyrë Kosovën si një shtet në Amerikën Latine apo Azinë.Së pari duhet të kuptojmë se çfarë interesash kanë e cili argument mund të ketë interes për ta.Diplomacia nis kur para se të flasim përpiqemi të kuptojmë tjetrin dhe arsyen e qëndrimeve të tyre në këtë drejtime kemi mbështetje të fortë juridike.”
Ajo tha se “kemi zgjedhur që pa ekuivok të qëndrojmë në linjë me politikën e jashtme të sigurisë së Bashkimit Evropian, orientimi ynë euroatlantik është i qartë por një rend i mbështetur në rregulla është i besueshëm vetëm kur rregullat janë njësoj”.
“Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor ftohen t’i plotësojnë kriteret e integritetit, atëherë përparimi duhet të varet nga kriteret dhe jo nga pengesat që një vend nuk mund t’i zgjidhë përmes reformave të veta. Kjo duhet të jetë pjesë e argumentit tonë në secilin kryeqytet evropian. Brezi i politikanëve amerikanë që e kanë jetuar historinë e Kosovës në vitet e 90’ta po tkurret, brezat e rinj hyjnë në Kongres, në administratë në media e në institucionet ku formohet politika e jashtme amerikane e shumë prej tyre s’e kanë Kosovën pjesë të kujtesës së saj”,deklaroi ajo.
“Në kuadër të zhvillimeve të fundit në Zubin Potok janë gjetur mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës 1998-1999 derisa institucionet tona po punojnë edhe në një lokacion të tretë të dyshuar për varrezë masive. Partnerët tanë duhet ta dinë se dhe sot në Kosovë po gjenden dëshmi të reja për krimet e luftës dhe se drejtësia ende pret përgjigje. Prandaj duhet t’i bëhet presion Serbisë që t’i hap arkivat. Në anën tjetër Serbia vazhdon politikën e saj hegjemoniste ndaj Kosovës, e këtu duhet adresuar edhe deklaratat e fundit të Vuçiq-i për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Siç e dini Ibër Lepenc dhe liqeni i Ujmanit janë jetike për jetën e qindra-mijërave të Kosovës e ndërhyrja e njëanshme do të kishte pasoja shumë përtej një çështje teknike, sepse do prekte sigurinë ujore, e mjedisore. Diplomatët tanë duhet t’i bëjnë të njohura këto deklaratë në vendet ku shërbejnë për këto ide absurde dhe kërcënuese. Përdorimi i burimeve ujore si kërcënim është i papranueshëm dhe ide të tilla që ringjallin qasje shoviniste duhet të marrin reagimin e duhur ndërkombëtarë. Presim nga partnerët ndërkombëtarë që të trajtohen këto”,deklaroi Haxhiu./Lajmi.net/