Hovenier: Stano e bëri të qartë, Serbia shkeli marrëveshjet e arritura në dialog

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se pajtohet se Serbia ka shkelur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Hovenier tha se SHBA-të kërkojnë që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të implementohen plotësisht dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku. “Ishte një deklaratë nga BE dje. Ne punojmë për të mbështetur BE-në…

Lajme

18/04/2024 13:11

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se pajtohet se Serbia ka shkelur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Hovenier tha se SHBA-të kërkojnë që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të implementohen plotësisht dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku.

“Ishte një deklaratë nga BE dje. Ne punojmë për të mbështetur BE-në në negociatat e dialogut..zotëri Stano e bëri shumë të qartë këtë dhe ne nuk kemi si të mos dakordohemi se si BE i sheh këto gjëra. SHBA kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të implementohen plotësisht dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku”.