Tahiri i AAK-së: Sot dita e punëtorit, por nuk ka vend për festë

Shefi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar sot në ditën e punëtorëve. Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë që sot është dita e punëtorit por nuk ka vend për festë. Ai e ka konsideruar se në vendin tonë ende ka paga të ulta e trajtim që shkel dinjitetin.…

Lajme

01/05/2024 09:49

Shefi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar sot në ditën e punëtorëve.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë që sot është dita e punëtorit por nuk ka vend për festë.

Ai e ka konsideruar se në vendin tonë ende ka paga të ulta e trajtim që shkel dinjitetin.

“Sot është 1 maji dita e punëtorit, por nuk ka vend për festë. Paga të ulta, trajtim që shkel dinjitetin, standard në rënie, mundësi përtokë! Qeveria mund të festoj, sepse në populizëm dështimet festohen!”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: