Hovenier pas takimit të Kurtit me O’Brien: Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e marra në dialog

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien. Hovenier, duke komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Kurti dhe Ndihmës Sekretarit amerikan, përmes një postimi në platformënn “X”,  tha se ShBA pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin të…

Lajme

24/04/2024 20:05

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Hovenier, duke komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Kurti dhe Ndihmës Sekretarit amerikan, përmes një postimi në platformënn “X”,  tha se ShBA pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Në takimin që pati O’Brien sot me kryeministrin Kurti në Gjermani, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, ka shkruar O’Brien, duke folur për takimin me kryeministrin e Kosovës.

Postimi i plotë: