Hoti: Refuzimi i gazit amerikan është arsye për protesta deri në largimin e Qeverisë Kurti
Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në lidhje me projektin e gazit amerikan. Ai i ka bërë tri pyetje në lidhje me refuzimin e gazit amerikan nga Qeveria, shkruan lajmi.net. “Pse Kurti e refuzon projektin e gazit amerikan, në situatën kur të gjitha vendet e rajonit po përfshihen në këtë projekt strategjik për të…
Lajme
Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në lidhje me projektin e gazit amerikan.
Ai i ka bërë tri pyetje në lidhje me refuzimin e gazit amerikan nga Qeveria, shkruan lajmi.net.
- “Pse Kurti e refuzon projektin e gazit amerikan, në situatën kur të gjitha vendet e rajonit po përfshihen në këtë projekt strategjik për të dalë nga sfera e ndikimit rus?
- Pse Kurti nuk ka bërë absolutisht asgjë në gjashtë vite të qeverisjes së tij sa i përket ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike?
- Kujt i intereson që Kosova të vijojë të jetë e varur nga importi i energjisë?”, ka pyetur Hoti.
Ai ka thënë se është për keqardhje mënyra se sa me lehtësi e kalojnë këtë temë disa opozitarë, që ka thënë se e përdorin vetëm në kohë zgjedhjesh.
“Nëse ekziston kauzë për të cilën duhet dalë në rrugë në protesta demokratike deri në largimin e kësaj qeverie është ky projekt i gazit. Nuk bëhet fjalë për një projekt të zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës, për sigurinë energjetike dhe për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Heshtja përballë një dëmi të tillë nuk është neutralitet – është bashkëfajësi”, ka shtuar Hoti.
Ai ka treguar edhe dy arsye tjera për protesta.
“Kauzë për të protestuar deri në largimin e qeverisë ka qenë gjithashtu edhe suspendimi i Kosovës nga stërvitja ushtarake “Defender Europe ‘23” në vitin 2023, si dhe pezullimi i dialogut strategjik Kosovë-SHBA në shtator 2025. Por kur i gjithë aktiviteti opozitar organizohet rreth kapjes së posteve shtetërore, e jo rreth kauzave dhe interesit shtetëror, atëherë rezultati i zgjedhjeve është ky që e pamë të dielën e kaluar – rezultat që përpikëri reflekton politikën pa kauzë shtetërore, pa vizion dhe pa guxim”, ka shkruar Hoti. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: