Dhunohet një e mitur në Skenderaj, Prokuroria jep detaje
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Skenderaj. Një person ka dhunurar një vajz të mitur, shkruan lajmi.net. Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. “Skenderaj / 07.06.2026 – 03:00. Më 10.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer…
Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Skenderaj.
Një person ka dhunurar një vajz të mitur, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Skenderaj / 07.06.2026 – 03:00. Më 10.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Për lajmi.net, Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka konfirmuar se viktima është e mitur.
“Mund të konfirmojmë që është ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunimi”. Brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqitet kërkesë për sigurimin e pranisë së prezencës së të pandehurit në procedurë. Rasti është duke u hetuar. Meqenëse viktima është e mitur kaq të dhëna mund të ofrojmë në këtë fazë”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë. /Lajmi.net/