“Ngjallet” pak Ministria e Infrastrukturës, Dimal Basha njofton se nisën punimet për sanimin në rrugën Klinë–Gurrakoc

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se kanë nisur punimet për stabilizimin e rrëshqitjes në rrugën Klinë–Gurrakoc. Sipas njoftimit të Ministrisë, ky investim kap vlerën e 373 mijë e 614 euro e 26 cent. “Ky projekt do të mundësojë stabilizimin e terrenit dhe përmirësimin e sigurisë së qarkullimit në këtë segment rrugor, duke adresuar…

Lajme

11/06/2026 11:25

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se kanë nisur punimet për stabilizimin e rrëshqitjes në rrugën Klinë–Gurrakoc.

Sipas njoftimit të Ministrisë, ky investim kap vlerën e 373 mijë e 614 euro e 26 cent.

“Ky projekt do të mundësojë stabilizimin e terrenit dhe përmirësimin e sigurisë së qarkullimit në këtë segment rrugor, duke adresuar një pikë të ndjeshme të infrastrukturës rrugore. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që rrisin sigurinë dhe përmirësojnë cilësinë e rrjetit rrugor në të gjithë vendin”, ka njoftuar MIT. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: